TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 20:50

Shqipëria e mbyll në disavantazh pjesën e parë, kuqezinjtë mposhten nga Luksemburgu në “Air Albania” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria e mbyll në disavantazh pjesën e parë,
shqipëria-luksemburg

Shqipëria e ka mbyllur në disavantazhin 0-1 pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Luksemburgut, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë e nisën takimin me një rast të mirë në minutën e katërt, kur Laçi provoi me një goditje nga kufijtë e zonës, por topi përfundoi jashtë, ngjitur me shtyllën.

Vetëm tre minuta më vonë, Bajrami depërtoi nga krahu i djathtë dhe pasoi në shtyllën e parë për Laçin, i cili nuk arriti ta devijonte sferën drejt rrjetës.

Në minutën e tetë erdhi goditja për skuadrën shqiptare. Dardari kaloi me lehtësi Pllanën në krah dhe më pas shërbeu në qendër për Sinanin, i cili nuk gaboi përballë portës, duke kaluar Luksemburgun në avantazh 0-1.


Pas golit të pësuar, Shqipëria u përpoq të reagonte dhe në minutën e 19-të Kristjan Asllani provoi me një goditje të fortë nga distanca, por portieri i miqve ishte i vëmendshëm dhe kontrolloi pa vështirësi.

Në përfundim të 45 minutave të para, Luksemburgu kryeson me rezultatin minimal 0-1, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë reagimin në pjesën e dytë për të shmangur humbjen në këtë test të dytë miqësor, pas disfatës së pësuar pak ditë më parë kundër Izraelit po në “Air Albania”.

shqipëria luksemburgu ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje