Kombëtarja e Iranit ka udhëtuar drejt Meksikës pas përfundimit të një grumbullimi 15-ditor në Antalja të Turqisë, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës.
Lajmi është konfirmuar nga televizioni shtetëror iranian, vetëm pak ditë para nisjes së turneut që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Sipas raportimeve, futbollistët iranianë janë pajisur me vizat e nevojshme për të hyrë në SHBA dhe do të akomodohen në qytetin e Tixhuana-s, në Meksikë, i cili do të shërbejë si baza e ekipit gjatë turneut.
Irani do të zhvillojë ndeshjen e parë në Kupën e Botës më 15 qershor, kur do të përballet me Zelandën e Re në stadiumin “SoFi” në Los Anxhelos.
Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë se disa anëtarë të stafit të kombëtares nuk kanë marrë ende vizat për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet amerikane, sipas këtyre burimeve, nuk kanë miratuar kërkesat e tyre për hyrje në vend, duke krijuar pasiguri për praninë e tyre gjatë turneut.
Lini një Përgjigje