TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 19:17

Antoneli i pandalshëm edhe në Montekarlo, piloti italian siguron “pole position” në Monako dhe lë pas Vershtapen

Shkruar nga Pamfleti
Antoneli i pandalshëm edhe në Montekarlo, piloti italian siguron
Kimi Antoneli

Kimi Antoneli vazhdon momentin e tij të shkëlqyer në Formula 1. Piloti i ri italian i Mercedesit siguroi të shtunën “pole position” në Çmimin e Madh të Monakos, duke regjistruar kohën më të shpejtë prej 1’12”051 në rrugët e ngushta të Montekarlos.

Antoneli befasoi rivalët dhe arriti të lërë pas kampionin në fuqi, Maks Vershtapen. Piloti i Red Bullit, katër herë kampion bote, u rendit në vendin e dytë pas një paraqitjeje të fortë në sesionin kualifikues.

Nga rreshti i dytë i nisjes do të startojnë dy pilotët e Ferrarit. Luis Hamilton siguroi vendin e tretë, duke dalë përpara shokut të skuadrës, Sharl. Piloti monegask, i cili për një moment u duk se do të merrte vendin e parë, përfundoi i katërti pas xhirove vendimtare.

Pas Lëklerk u pozicionua Isak Hadjar me Red Bull, ndërsa Xhorxh Rasëll me Mercedes u klasifikua në vendin e gjashtë.

Një paraqitje zhgënjyese erdhi nga MekLaren, me Oskar Piastrin dhe Lando Norrisin që u renditën respektivisht në vendet e shtatë dhe të tetë. Dhjetëshja e parë u kompletua nga Pierr Gasli dhe Liam Lauson.

Në një pistë si ajo e Monakos, ku mundësitë për parakalime janë të kufizuara dhe pozicioni në start ka rëndësi vendimtare, rezultati i kualifikueseve mund të jetë përcaktues për garën e së dielës. Për Antonelin, “pole position” përfaqëson një mundësi të artë për të synuar një tjetër sukses dhe për të forcuar pozitat e tij në renditjen e kampionatit.

Antoneli i pandalshëm edhe në Montekarlo, piloti italian siguron

kimi antoneli piloti italian çmimi i madh i monakos f1

Lini një Përgjigje