TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 17:01

Vllaznia ia bën “bum” në merkato, shkodranët prezantojnë transferimin e parë për sezonin e ri

Shkruar nga Pamfleti
Vllaznia ia bën “bum” në merkato, shkodranët
Vllaznia

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit anësor Patrik Bardhi, duke shtuar një tjetër element në organikën e saj për sezonin e ri.

Klubi shkodran njoftoi arritjen e marrëveshjes me futbollistin 28-vjeçar, i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare. Bardhi pritet të vihet në dispozicion të skuadrës sapo Vllaznia të zgjidhë çështjen e bllokimit të merkatos nga FIFA, çka do t’i mundësonte edhe federimin e tij për sfidat në kompeticionet europiane.

Njoftimi i Vllaznisë:

MIRËSEVJEN, PATRIK! KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Patrik Bardhit, i cili do të jetë pjesë e familjes kuqeblu për sezonin 2026-2027.

Një futbollist me cilësi, ambicie dhe uri për sukses, që vjen për të dhënë kontributin e tij në rrugëtimin e Vllaznisë drejt objektivave të reja.

I urojmë Patrikut shumë suksese me fanellën kuqeblu, shëndet dhe sa më shumë fitore së bashku me tifozërinë tonë të mrekullueshme. Mirë se erdhe, Patrik Bardhi!

Transferimi te Vllaznia konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e sulmuesit, i cili vjen pas eksperiencës së fundit me Vorën. Vetëm pak ditë më parë, klubi vorak kishte bërë të ditur përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin.

Bardhi është produkt i akademisë së Tiranës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Kastriotit dhe Dinamos, përpara se të transferohej te Vora. Tashmë ai do të ketë mundësinë të garojë për objektiva më të mëdhenj me fanellën kuqeblu.

Vllaznia ia bën “bum” në merkato, shkodranët

patrik bardhi vllaznia skuadra shkodrane

Lini një Përgjigje