TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 15:11

Adri Mehmeti, talenti që Shqipëria synon ta rikthejë; mesfushori mëson lajmin që ndryshon gjithçka për merkaton

Shkruar nga Pamfleti
Adri Mehmeti, talenti që Shqipëria synon ta rikthejë; mesfushori
Adri Mehmeti

Adri Mehmeti po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e tij dhe konsiderohet një nga talentet që Shqipëria do të dëshironte ta kishte sërish në radhët e saj. Së fundmi, platforma e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, “Transfermarkt”, ka përditësuar vlerën e tij në treg, duke e çuar atë në 6 milionë euro.

Ky vlerësim përfaqëson një rritje të ndjeshme, pasi është dyfishi i shumës së mëparshme. Falë këtij zhvillimi, 17-vjeçari renditet si lojtari i dytë më i vlerësuar në skuadrën e Nju Jorkut në MLS, ndërsa zë vendin e 29-të në listën e futbollistëve që aktivizohen aktualisht në kampionatin amerikan.

Rritja e shpejtë e vlerës së tij brenda vetëm një sezoni e ka pozicionuar Mehmetin mes futbollistëve më të vlerësuar të gjeneratës së lindur në vitin 2009. Ai mban aktualisht vendin e gjashtë në këtë kategori, pas disa prej talenteve më premtues që aktivizohen në klubet elitare të Europës.

Në krye të kësaj liste qendron Douman, i ndjekur nga Skuirel, Monga, Madjo dhe Munongo, ndërsa Mehmeti renditet menjëherë pas tyre.

Mesfushori ka qenë më herët pjesë e përfaqësueses shqiptare U-15, përpara se të zgjidhte të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nivelet e moshave. Nëse do të ishte ende pjesë e kuqezinjve, ai do të renditej si futbollisti i pestë më i vlerësuar shqiptar në treg, pas Anis Mehmetit, Kristjan Asllanit, Ernest Muçit dhe Mirlind Dakut.

Ndërkohë, merkatoja e verës mund të sjellë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Interesimi i disa klubeve europiane lë të hapur mundësinë e një transferimi nga MLS drejt futbollit europian, ndërsa rritja e vlerës në treg pritet t’i japë edhe më shumë ekspozim dhe vëmendje talentit shqiptar.

adri mehmeti mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje