TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 15:33

Asist për ftesën e parë te Kombëtarja, sulmuesi i “harruar” nga kuqezinjtë pranë kalimit të ‘makthi’ i Milanit në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Asist për ftesën e parë te Kombëtarja, sulmuesi i
Stiven Shpendi

Sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi mund të rikthehet shumë shpejt në elitën e futbollit italian. Sipas raportimeve të fundit të mediave italiane, mes tyre edhe “Cagliari News 24”, klubi i Kaljarit po kërkon të forcojë repartin ofensiv dhe një nga emrat që po shqyrtohet me interes është ai i 23-vjeçarit shqiptar.

Shpendi zhvilloi një sezon mjaft pozitiv në Serinë B me Empolin, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të skuadrës. Ai realizoi 15 gola dhe dhuroi 2 asiste në 35 ndeshje, statistikë që ndikoi ndjeshëm në objektivat e ekipit gjatë sezonit.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndërsa Kaljari duket i gatshëm të investojë për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar. Klubi sard, që militon në Serinë A, po projekton ndryshime në repartin ofensiv dhe e sheh Shpendin si një alternativë të vlefshme për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, kontrata e futbollistit me Empolin është e vlefshme deri në vitin 2029, çka do të thotë se çdo transferim i mundshëm do të varet edhe nga oferta që Kaljari do të paraqesë për kartonin e tij.

Një kalim në Serinë A do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm në karrierën e Shpendit, duke i dhënë mundësinë të tregojë vlerat e tij në nivelin më të lartë të futbollit italian. Njëkohësisht, aktivizimi i rregullt në elitë mund të rrisë edhe shanset e tij për të tërhequr vëmendjen e stafit teknik të Kombëtares shqiptare.

Pavarësisht paraqitjeve të mira në klub, 23-vjeçari nuk ka marrë ende një ftesë nga Kombëtarja A. Megjithatë, një sezon i suksesshëm në Serinë A mund të shërbejë si argument i fortë për të fituar besimin e trajnerit Rolando Maran në të ardhmen.

stiven shpendi sulmuesi shqiptar kaljari

Lini një Përgjigje