TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 20:29

Momenti që elektrizoi protestën, mijëra blicë telefonash ndriçojnë bulevardin

Shkruar nga Pamfleti
Momenti që elektrizoi protestën, mijëra blicë telefonash
Mijëra blicë telefonash ndriçojnë bulevardin

Sheshi është ndriçuar nga mijëra drita, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe duke i dhënë një tjetër dimension tubimit qytetar.

Një pamje mbresëlënëse ka përfshirë mbrëmjen e së premtes bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra qytetarë të mbledhur në protestë përpara godinës së Kryeministrisë kanë ndezur dritat e telefonave të tyre.

Me rënien e errësirës, sheshi është ndriçuar nga mijëra drita, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe duke i dhënë një tjetër dimension tubimit qytetar.

Pamjet nga protesta tregojnë një det të tërë dritash që ka mbuluar bulevardin, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të qëndrojnë përpara Kryeministrisë.

Ky moment është shoqëruar me duartrokitje dhe thirrje nga protestuesit, ndërsa dritat e ndezura të telefonave janë interpretuar prej tyre si simbol i shpresës, bashkimit dhe pjesëmarrjes qytetare.

Atmosfera në bulevard mbeti e ndezur edhe pas perëndimit të diellit, teksa protesta vijoi me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve të ardhur nga zona të ndryshme të vendit.

protesta

Lini një Përgjigje