TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 07:52

Pirlo përzgjidhet trajneri i ri i Italisë, zbulohet shifra sa do të paguhet ish ylli juventin

Shkruar nga Pamfleti
Pirlo përzgjidhet trajneri i ri i Italisë, zbulohet shifra sa do
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i kombëtares së Italisë të hënën ose të martën, ndërsa detajet e kontratës katërvjeçare me pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon tashmë janë dakorduar.

Burime të shumta raportojnë se nuk ka më dyshime që nga pasditja e së dielës se Pirlo do të marrë drejtimin e “Azzurrëve”, pasi ai ishte zgjedhja e radhës e Federatës Italiane të Futbollit, pas refuzimeve të Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolës.

Ancelotti kishte rinovuar së fundmi kontratën me Brazilin, ndërsa Guardiola dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen e tij pas dhjetë vitesh në krye të Manchester Cityt.

Pirlo e pranoi menjëherë ofertën pasi u kontaktua nga drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari special Leonardo, me të cilët ka një marrëdhënie të ngushtë që nga koha kur të tre ishin pjesë e Milanit.

Sipas raportimeve, ish-mesfushori italian do të firmosë një kontratë që do ta mbajë në krye të kombëtares deri në përfundim të Kupës së Botës 2030, ndërsa do të përfitojë një pagë prej vetëm 1.5 milionë eurosh në vit.

Edhe ky faktor ndikoi që Pirlo të bëhej kandidati kryesor për këtë post, sidomos pasi u raportua se Guardiola do të kërkonte rreth 20 milionë euro në sezon për të marrë drejtimin e Italisë.

Megjithatë, Pirlo është ende nën kontratë me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, United FC, ku mori drejtimin verën e kaluar, ndaj fillimisht duhet ta ndërpresë marrëveshjen me mirëkuptim mes palëve.

Për këtë arsye, njoftimi zyrtar nuk pritet të bëhet para ditës së hënë ose të martë, edhe për faktin se Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të mbajë mbledhjen e saj të martën.

Teknikisht, FIGC nuk merr më vendimin për emërimin e trajnerit të ri të kombëtares, pasi ka krijuar postin e drejtorit teknik, të cilin e mban Paolo Maldini. Megjithatë, mbledhja e së martës konsiderohet momenti ideal që Pirlo të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Italisë.

andrea pirlo trajneri i ri i italisë

Lini një Përgjigje