
Fisnik Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Hofenhejm po fiton në shtëpi përballë Borusia Mëshengladbah. Sfida e vlefshme për javën e 17 të Bundesligës, është momentalisht 4-1.
Sulmuesi i Kosovës ka asistuar në 2 prej këtyre golave. Si fillim, Asllani asistoi në minutën e 24 për rezultatin 2-0, ndërkohë që për asistin e dytë mendoi në minutën e 46, kur sfida shkoi 3-0.
Kështu, shqiptari shkon në kuotën e 5 asisteve, teksa ka shënuar edhe 7 gola përgjatë këtij sezoni me gjermanët.
Lini një Përgjigje