
Ka përfunduar me shifrat 1-0 përballja mes Vorës dhe Partizanit. Skuadra e Arian Bellait ja ka dalë të sigurojë 3 pikët në shtëpi, duke mposhtur kështu ekipin e Oltijon Kërnajës.
Një ndeshje e luftuar mes skuadrave, ku Partizani humbi një penallti me Tomën në minutat e fundit të pjesës së parë, ku topi i gjuajtur nga lojtari u përplas në shtyllë.
Më kërkues ishin kryeqytetasit në pjesën e dytë, por goli vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90, ku Vora kaloi në avantazh. Vendimtar ishte Dario Daka, i cili gjeti rrugën e rrjetës.
Minutat e mbetura ishin shumë të tensionuara, ku arbitri Albert Doda nxori të kuqin për Arian Bellain.
Partizani i Kërnajës ka humbur busullën tashmë, pasi numëron tri humbje radhazi. Vora qendron vetëm 1 pikë pas dhe të kuqtë automatikisht janë kthyer në garë për mbijetesë. Aktualisht “demat” mbajnë vendin e gjashtë.
Lini një Përgjigje