TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Janar 2026, 17:14

Rei Manaj lë Arabinë dhe transferohet në Kinë, bëhet lojtari më i paguar nga legjionarët e kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj lë Arabinë dhe transferohet në Kinë, bëhet

Merkatoja dimërore e futbollistëve ka hapur rrugën për një kapitull të ri në karrierën e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

27-vjeçari ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij futbollistike në Lindjen e Largët, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kinez Zhejiang Professional FC.

Sipas marrëveshjes, Manaj do të përfitojë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, duke u kthyer në një nga futbollistët më të paguar shqiptarë në klubet respektive, rekord më vete.

Ky transferim vjen pas eksperiencës së tij te Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku sulmuesi kuqezi u dallua për formën e mirë dhe golat vendimtarë.

Zhejiang Professional FC synon të forcojë repartin ofensiv me përvojën ndërkombëtare të Manajt, ndërsa pritet që prezenca e tij të rrisë ndjeshëm konkurrencën dhe ambiciet e klubit në kampionatin kinez.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare zhejiang professional

Lini një Përgjigje