
Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-0.
Edhe pse raste kishte nga të dyja krahët, asnjëri s’e gjeti dot rrugën e rrjetës. Në minutën e 90+4, Kotobelli pas një komunikimi me gjyqtarin Xhaja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke marrë automatikisht të kuqin.
Kështu, në stadiumin e Durrësit djemtë e Dobit dhe ata të Ilir Dajës u ndanë në paqe.
Me këtë barazim, Dinamo rimerr vendin e tretë me 33 pikë, katër më pak se Egnatia e vendit të parë. Nga ana tjetër, Teuta shkon në kuotën e 26 pikëve dhe e sheh veten 7 pikë larg zonës së “Final 4”.
Lini një Përgjigje