
Reali i Madridit humbi finalen e Superkupës së Spanjës dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit brenda 3 ditëve. Duket se “Los Blancos” kanë prekur fundin, edhe me shkarkimin e Çabi Alonsos dhe ardhjen e Alvaro Arbeloas.
“Sky Sports Germany” shkruan se spanjolli nuk pritet ta ketë të gjatë në stolin e bardhë, pasi Jyrgen Klop është i gatshëm për ta drejtuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.
Media gjermane raporton se ai po e shqyrton seriozisht marrjen e drejtimit të galaktivëve nëse klubi i ofron stolin.
Ai ka një admirim të hershëm për Realin dhe megjithëse është shumë i lumtur te Red Bull, një ofertë për të drejtuar klubin spanjoll ose ekipin kombëtar gjerman do ta bënte atë të rishqyrtonte të ardhmen e tij brenda divizionit të futbollit Red Bull.
Lini një Përgjigje