
Daniele De Rosi do të drejtojë skuadrën e Romës pas shkarkimit të Zhoze Murinjos. Ai është i martuar me aktoren britanike Sarah Felberbaum me të cilën ka dy fëmijë, Olivia Rose dhe Noah. Bashkëshortja e tij gjatë një interviste ka deklaruar se s’do të lidhej kurrë me një futbollist, por që ndodhi krejt e kundërta.
“Kur e takova për herë të parë, thashë: “Unë me një futbollist, jo kurrë. Megjithatë, pas më shumë se 10 vitesh ja ku jemi, Daniele është dashuria e jetës sime. Ai është solid, i përqendruar. Në fund e kuptova çfarë do të thotë të jesh e lumtur” , u shpreh Felberbaum.
Ajo u takua me De Rosin në një restorant në Romë. Nuk e dinte se kush ishte ai pasi nuk e ndiqte futbollin, ndërsa ish-mesfushori e kishte njohur aktoren. Në fillimet e lidhjes së tyre ka qenë De Rosi që e ka ndihmuar partneren e tij, pasi ajo ishte në depresion.
Lini një Përgjigje