
Nuk duhet të rrezikoni të bashkëpunoni me shenjat që do të analizojmë më poshtë sepse asgjë nuk do të shkojë ashtu siç e keni imagjinuar. E kundërta. Ju duhet t'i shmangni ato dhe të kërkoni njerëz që do t'ju garantojnë një stabilitet, një rezultat dhe një sukses të caktuar. Le të shohim se cilat janë tre shenjat me të cilat nuk duhet të bashkëpunoni në asnjë mënyrë:
PESHQIT
Partneri më i keq që mund të keni është një Peshq. Dhe kjo për disa arsye. Para së gjithash, ata janë të fshehtë. do t'ju fshehin gjërat, do t'ju gënjejnë, do të krijojnë rrëmujë në biznes dhe do të bëjnë lëvizje pas shpine. Peshqit janë të paparashikueshëm prandaj ne ju këshillojmë t’i shmangni.
BINJAKËT
Binjakët e kanë të lehtë t’ju mashtrojnë. Ata mund t'ju tallin me shumë lehtësi dhe t'ju ngarkojnë me të gjitha përgjegjësitë e biznesit ose të kompanisë. Do përpiqeni për të rregulluar rrëmujën që Binjakët lënë pas. Nuk mund të mbështeteni tek ata, pasi ata largohen kur janë të lodhur. Ata kanë një orar të ngarkuar dhe nuk e keni të sigurt se kur do ju kushtojnë rëndësi.
UJORI
Ujori mund të mos jetë aq i papërgjegjshëm sa Binjakët për të cilët folëm më lart, por është një “kumarxhi” dhe dëshiron të rrezikojë në jetën e tij. Vazhdimisht kanë ide të ndryshme, të cilat i konsiderojnë të avancuara dhe unike dhe janë bindur se do t'ia arrijnë. Ata do të dëshirojnë që ju të bëni hapa të mëdha, të cilat nuk do të kenë asnjë rezultat të garantuar dhe me shumë mundësi do t’i “luani” të gjitha brenda, dhe sigurisht do të humbisni.
Lini një Përgjigje