TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Janar 2024, 11:31

Kush i vuri re ndërhyrjet estetike të Fatjon Kuqarit?

Shkruar nga Pamfleti

Kush i vuri re ndërhyrjet estetike të Fatjon Kuqarit?

Mbrëmjen e djeshme ish-konkurenti i “Përputhen”, Fatjon Kuqari hyri në shtëpinë e Big Brother Vip 3.

Djaloshi nga Fieri spikati për paraqitjen e tij edhe në “Përputhen 1” dhe u cilësua si djalë simpatik. Por hyrja mbrëmë në shtëpinë e famshme, bëri që shqiptarët të zgurdullojnë sytë mirë.

Ai kishte bërë ndërhyrje estetike në fytyrë dhe madje shumë të dukshme. U vu re se vetullat jo vetëm i kishte hequr, por edhe ngritur, bashkë me bishtin e syrit duke zhdukur edhe rudhat.

Dhëmbët ishin një tjetër tipar që u dukën të ndryshuara. Menjëherë Fatjoni u kthye në meme dhe rrjeti “zien” nga thashethemet edhe mbi identitetin e tij seksual tanimë. Sidomos pas refuzimit që i bëri Rozës për të fjetur me të, duke qenë se kjo e fundit kishte vënë një bast se kush të hynte i pari në shtëpi do flinte me të.

Gazetari Andi Vrapi ka publikuar një meme në rrjetin e tij Instagram, ku fotoja e Fatjonit para ndërhyrjeve mban dixhiturën “Para se të yshtesh në Fier” dhe fotoja pas ndërhyrjeve ka dixhiturën “Pasi të yshtesh në Fier”. /Pamfleti

Kush i vuri re ndërhyrjet estetike të Fatjon Kuqarit?

fatjon kuqari meme nderhyrje estetike

Lini një Përgjigje