
Valixha mbi shtrat është ajo e një udhëtimi të gjatë…e tej mbushur madje: me 42 kile ushqime ku nuk mungonin rukolat, luleshtrydhet, kërpudhat, domatet, spinaqi, majdanozi, fasulet, lakrat e shumëçka.
Julio Iglesias, këngëtari spanjoll shumë i dashur për këngët e tij është ndaluar në aeroportin e Punta Cana, në Santo Domingo, teksa kthehej nga Bahamas, me çdo lloj ushqimi në valixhe.
Autoritetet lokale e kanë ndaluar dhe mbajtur gjatë pikërisht për këtë arsye, derisa e kontrolluan në detaje.
Sipas programit televiziv “Fiesta” dhe sipas mediave locale, bagazhet e Iglesias mbanin rreth 42 kilogramë ushqim (sidomos fruta dhe bishtajore).
Në fakt, ky qenka një zakon i artistit, i cili ka transportuar nga Madridi verë e proshutë, për të udhëtuar jashtë Spanjës. Qëllimi është që ai të mund të shijojë prodhimet e vendit të tij edhe kur niset për një udhëtim të gjatë.
Një rrjet domenikan shpjegon se lajmi i sekuestrimit të ushqimit u konfirmua nga ministri i Bujqësisë, Limber Cruz.
Politikani arsyetoi edhe masën: vendi në fakt kërcënohet nga hyrja e të ashtuquajturës “miza e Mesdheut” dhe parazitëve të tjerë. Për këtë arsye, shtoi ministri, ajo lloj mbikëqyrjeje është vendosur në aeroport nga qeveria ku ai bën pjesë.
Në përgjithësi, duhet thënë se çështja është se ndërsa ushqimet e ngurta dhe të paketuara (jo lëngje mbi 100 ml) mund të barten në bagazhin e dorës, ekzistojnë rregulla të sakta për ushqimin që duhet marrë në bord, të cilat lidhen me të dyja linjën ajrore dhe vendin e destinacionit.
Në Evropë nuk ka kufizime të veçanta, por duhet të respektohen rregulloret e përbashkëta shëndetësore. Ata që vijnë nga vende jo të BE-së nuk mund të sjellin qumësht dhe derivate ose mish për të shmangur përhapjen e patologjive (sipas Rregullores së KE-së 206/2009, e cila ndalon sjelljen e substancave/organizmave potencialisht të dëmshëm për shëndetin ose vektorët e sëmundjeve). Për sa u përket atyre që udhëtojnë nga Evropa drejt vendeve jo anëtare të BE-së, është thelbësore të konsultohen me faqet e internetit të ambasadave, sepse në disa vende hyrja e ushqimit është e ndaluar dhe ata që shkelin ligjin i nënshtrohen konfiskimeve dhe sanksioneve. /Përshtati Pamfleti, marrë nga ‘La Repubblica’
Lini një Përgjigje