
Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” Fatjon Kuqari është banori më i ri i Big Brother VIP 3.
Ai shprehu entuziazmin e tij për pjesëmarrjen në show-n televiziv.
“Unë e kam bërë krenare mamin, e kam një nga fansat më të zjarrta, pres të fik dritat i fundit. Më vjen të futem nga ekrani aq mezi po e pres të këtë gjë. I kam parë mbi 18 orë në ditë. Nuk i kam kuptuar akoma tamam, si banor t’i e di që është ndryshe”, tha Fatjoni.
Menjëherë pas futjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nisën diskutimet mes banorëve dhe e pritën mirë hyrjen e tij.
Këtë të martë është nata e dytë e Big Brother VIP dhe pritet të futen disa banorë të rinj në shtëpi.
Bëhet fjalë për koreografin e njohur, Albi Nako, emri i të cilit është përmendur shumë në portale kohët e fundit. Një tjetër banor që pritet të hyjë është Olsi Bylyku, i cili me batutat e tij do i shtojë edhe më shumë gjallëri shtëpisë.
Të tjerë emra janë këngëtari Endrik Beba, moderatorja Erjola Doçi. Po ashtu emër tjetër është këngëtari Bardhi.
Lini një Përgjigje