TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Janar 2024, 21:51

Çfarë ndodhi mes Princit dhe Elias, pse erdhi divorci i tyre? Flet ish-zëdhënësi i “Oborrit Mbretëror”

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi mes Princit dhe Elias, pse erdhi divorci i tyre? Flet

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharaia ka qenë një nga temat më të komentuara në opinionin publik kohët e fundit. Një ditë më parë princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan fundin e martesës së tyre.

Për të folur mbi këtë ngjarje të bujshme, në  “Vizioni i Pasdites” ka folur ish-Drejtori për Marrëdhëniet me mediat në oborrin mbretëror, Erion Teli.

Ai ka zbuluar se kriza në çiftin mbretëror kishte nisur më shumë se një vit e gjysmë përpara dhe se pavarësisht mundësive që princi dhe Elia i dhanë njëri-tjetrit martesa e tyre nuk mundi të funksionojë.

Brikena Prifti: Si qëndron e vërteta?

Teli: Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysëm që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.

Brikena Prifti: Princi dhe princesha gjatë kësaj kohe kanë patur agjenda të ndara këto kohë?

Teli: Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtorshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marri fund.

Lini një Përgjigje