
Portali i famshëm italian “fanfage.it” i ka dedikuar një shkrim banores së BBV3 Albania, Heidi Baci. Kujtojmë se modelja ka qenë pjesë e Grande Fratello dhe ishte një ndër pretendentet e çmimit të madh.
Media italiane shkruan se Heidi e ka sqaruar daljen nga shtëpia e famshme në shtetin fqinj edhe për bashkëjetuesit shqiptarë: E dalë nga Grande Fratello pas ndërhyrjes së të atit dhe vështirësive me aktorin Massimiliano Varrese, Heidi Baci është bërë protagonist në edicionin shqiptar të shfaqjes reality. Modelja zbarkoi në shtëpinë e saj dhe vetëm në pak ditë i rrëfeu bashkëjetuesve se cilat ishin arsyet që e shtynë të braktisë shfaqjen.
Heidi, siç kishte vepruar në Itali, sqaroi se ishte zgjedhja e saj që u largua nga Grande Fratello Vip, ishte një zgjedhje e saj dhe e kishte vendosur, pasi lidhja me aktorin po bënte të vuanin prindërit e saj. Por sqaroi se nuk u detyrua nga askush të largohej nga shtëpia e famshme e italianëve." shkruan ndër të tjera portali, i cili edhe gjatë zhvillimit të Grande Fratello informonte publikun gjithë kohën për çka ndodhte aty. /Pamfleti
Lini një Përgjigje