TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Janar 2024, 09:51

Ardit Gjebrea krushqi me Sabianin, Joni dhe Keisi Medini drejt fejesës

Shkruar nga Pamfleti

Ardit Gjebrea krushqi me Sabianin, Joni dhe Keisi Medini drejt fejesës

Ardit Gjebrea mësohet se do të lidhë krushqi me Sabianin. Duket se Joni, djali i Arditit ka rënë në dashuri me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit.

Mësohet se lidhja është intensifikuar dhe çifti i ka bërë gjërat familjare, ku mesa duket po mendon për një martesë.

Keisi, më shumë se këngëtare, u bë e njohur si banore e Big Brother Vip 2, ku nisi të flirtojë me Krist Alia Dragot, por pasioni u ndërpre nga hyrja në shtëpi e Sabianit.

Veprim që indinjoi edhe Robert Aliajn, babain e Kristit.

Më pas në shtëpi hyri Lorenc Hasrama, me të cilin Keisi kishte patur një lidhje dashurie dhe kjo bëri që bukuroshja të ndahej ende pa u lidhur nga Kristi.

Përsa i përket Jon Gjebreas, edhe ky ka pasur disa lidhje që mund të konsiderohen serioze, por të pa fata. Një ndër to ishte fejesa me vajzën e një biznesmeni shqiptar. Lidhje kjo e cila përfundoi për arsye të paqarta. Joni ka pak kohë që është kthyer nga Amerika, ku jetonte.

Pritet që shumë shpejt çifti i ri të zyrtarizojë lidhjen në fejesë dhe Sabiani të lidhë krushqi me Ardit Gjebrean. Epo në mos njëri, tjetri Melkën do ma marrë! /Pamfleti

ardit gjebrea sabiani keisi medini

Lini një Përgjigje