TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Janar 2024, 18:52

Redaksitë e lajmeve “mbeten” pa kronikën e zezë, gazetarët ndjekin vetëm Elvis Myrtën në Big Brother (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Redaksitë e lajmeve “mbeten” pa kronikën e zezë,
Elvis Myrta

Redaksitë e lajmeve kanë ngelur pa kronikën e zezë. Gazetarët që ndjekim zhvillimet e aktualitetit në SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kanë harruar seancat gjyqësore dhe po merren vetëm me Elvis Myrtën në "Big Brother".

Vetë gazetarët kanë publikuar një video, ku duket se të gjithë janë me celular në dorë dhe ndjekin Live kolegun e tyre, i cili vendosi t’i bashkohej shtëpisë më të njohur në vend.

Myrta që në nisje të BBV u bë i njohur për batutat dhe karizmën e tij. Menjëherë është kthyer në personazhin më të dashur në Instagram, Facebook dhe TikTok. Si duket pas tij janë afeksionuar dhe kolegët gazetarë, të cilët i japin mbështetje nga dyert e SPAK.

Lini një Përgjigje