
Teksa Big Brother Albania Vip 3 është tema më e diskutuar e momentit, Arbana Osmani dhe Eduarti janë për pushime në Milano. Në Story-t e ish-moderatores shohim që çifti nuk i ndahet kuzhinës edhe atje dhe nuk po lënë kuzhinë restoranti, kapuçino, kamarier e pjatë pa postuar.
Por, mes këtij udhëtimi për “çështje kulinarie”, Eduarti është ndjerë krenar, pasi disa shqiptarë e kanë parë Arbanën tek katedralja e famshme, në “Piazza D’Uomo” dhe kanë kërkuar të bëjnë foto me të.
Duke u përpjekur të fshehë krenarinë e tij me anë të humorit, Edi shkruan krahas Story-t: Tek sheshi “Skënderbej”, si për të dashur të tregojë që ata ende njihen, pavarësisht se nuk janë më pjesë e një produksioni të madh dhe një medieje po aq të madhe.
Gjithsesi, kot nuk thonë që “kush ka zanat, nuk ngelet pa bukë”. Vërtet Edi nuk është më regjisor, ama si operator funksionon ende, e madje e ushtron profesionin e vjetër duke filmuar bashkëshorten e tij të dashur për publikun shqiptar në Itali. /Pamfleti

Lini një Përgjigje