TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Janar 2024, 21:41

Prime i parë i "Big Brother Vip 3", opinionistët këshillojnë banorët: E keni nisur fuqishëm, kujdes komunikimin

Shkruar nga Pamfleti

Prime i parë i "Big Brother Vip 3", opinionistët

Opinionistët e 'Big Brother VIP 3' ndanë mendimet e tyre në lidhje me banorët që ndodhen prej 72 orësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht ishte Arbër Hajdari ai i cili u shpreh se banorët e kanë nisur më shpejt seç duhet lojën, ndërkohë kanë kaluar vetëm shumë pak kohë.

“Aty është jetë në komunitet dhe nuk mund të shikohet sikur jetojnë në shtëpinë e tyre. Mendoj që e kanë nisur Big Brother-in shpejt. Por dua tu them që Big Brother-i është i shkurtër dhe duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën e komunikimit”, tha ai.

Më pas opinionistja Ori Nebiaj shprehu mendimin e saj duke theksuar se loja ka nisur shumë fuqishëm.

“Këta personazhe vinin me bagazhe dhe staturë. Mendoja që do t’i kishin bërë mirë detyrat e shtëpisë. Por e kanë nisur fuqishëm Big Brother-in. Unë uroj shumë që të fillojnë aleancat me njëri tjetrin. Shyqyr që pamë të zihen zonjat e shtëpisë”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje