TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Prill 2026, 12:50

Sulmi me armë në darkën e Trump, reagon Vjosa Osmani

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi me armë në darkën e Trump, reagon Vjosa Osmani
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Trump në samitin e Bordit të Paqes

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për incidentin e të shtënave me armë zjarri  gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. 

Osmani shkruan se Kosova beson në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe se ata mbeten partnerë të palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Sipas saj, asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë.

“Duke i dërguar lutje dhe solidaritet Presidentit Donald Trump, Zonjës së Parë, Melania Trump , dhe popullin amerikan pas sulmit frikacak të mbrëmshëm në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ne besojmë në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetemi partnerë të palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.

Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare. Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë”, shkruan Osmani.

 

sulmi me armë në darkën e trump reagon vjosa osmani

Lini një Përgjigje