TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2026, 14:16

“Manovra politike”, PDK dhe LDK refuzojnë ofertën e Kurtit për Presidentin e ri

Shkruar nga Pamfleti
“Manovra politike”, PDK dhe LDK refuzojnë ofertën e Kurtit
Kurti dhe Hamza

LDK dhe PDK, në mënyra të ndryshme, kanë refuzuar ofertën e Kryeministrit Albin Kurti, i cili më herët ftoi dy partitë e opozitës që të propozojnë 3 kandidatë për postin e Presidentit dhe të ndalin kështu çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Por duket se oferta e bërë nga Kurti nuk ka bindur asnjë nga partitë opozitare në Kosovë, duke shtuar kështu mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një reagim të tij, tha se kërkesa e LVV-së është manovër politike.

Ky është një nga propozimet e radhës me qëllim vetëm të gjejë fajtorë për të adresuar moasaftësinë e tij. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të marrë veprimet e nevojshme jo për të tentuar me oferta të minutave të fundit.

Ndaj në PDK kjo çështje është e mbyllur, ështe diskutuar gjerë e gjatë, është bërë publike që përkundër rolit konstruktiv nuk kemi pasur mirëkuptim nga zotri Kurti dhe Vetëvendosje. Për PDK-në kjo çështje është e mbyllur. Nuk është ofertë kjo. Aspak nuk është serioze”, ka theksuar Hamza.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, duke iu përgjigjur propozimit të Vetëvendosjes që LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës t’i propozojnë tre emra jopartiakë për president, tha se këto emra mund të propozohen nga VV dhe PDK.

Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).

Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, shkruan Mustafa.

kosove ldk ldk

Lini një Përgjigje