Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur vlerësim për Kosovën pas vendimit për ta shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) organizatë terroriste.
Reagimi ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Byrosë për Kundërterrorizëm, e cila e ka cilësuar këtë vendim si një sinjal të fortë në përpjekjet kundër terrorizmit.
“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, thuhet në reagimin e DASH në platformën X.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës është marrë më 20 prill, duke përfshirë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste në territorin e vendit.
Kryeministri Albin Kurti është shprehur se ky hap synon forcimin e kuadrit ligjor dhe strategjik të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.
We thank Kosovo for standing against terrorism and designating the IRGC as a terrorist organization. https://t.co/aX29dQasVU
— State Dept CT Bureau (@StateDeptCT) April 23, 2026
Lini një Përgjigje