Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta më 23 prill 2026. Lajmin e bëri publik familja përmes një njoftimi, ku sqaroi edhe mënyrën e zhvillimit të ceremonisë mortore.
Sipas familjarëve, varrimi është kryer në prani të një rrethi të ngushtë, ndërsa nuk do të ketë pritje apo pjesëmarrje në organizime institucionale, në përputhje me dëshirën e të ndjerit.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, njoftoi familja.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës reagoi në seancë duke mbajtur një minutë heshtje në nder të akademikut. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, informoi deputetët për ndarjen nga jeta dhe kërkoi respektimin e këtij momenti përkujtimor.
Figura e Qosjes lidhet me jetën akademike dhe kulturore shqiptare për dekada.
Lini një Përgjigje