TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Prill 2026, 14:13

Burg përjetë për Naim Murselin, reagon vëllai i Liridona Ademajt: Ky dënim na lehtëson sadopak dhimbjen

Shkruar nga Pamfleti

Burg përjetë për Naim Murselin, reagon vëllai i Liridona

Naim Murseli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, vëllai i Liridonës dha një prononcim për mediat, ku i prekur emocionalisht deklaroi se vendimi i gjykatës ka sjellë një lehtësim të pjesshëm për familjen.

“Sot është ajo që kemi thënë që nga fillimi: Naimi dhe Kushtrimi e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre për jetë. Për Kushtrim Kukollën, për këtë mund të flasë avokati se çfarë dënimi kemi pritur për të.
Vendimi i sotëm sadopak na ka lehtësuar dhimbjen, ka qenë i pritur nga gjithë populli shqiptar dhe jo vetëm familja”, u shpreh ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që për këtë rast, përveç Murselit, edhe Granit Plava të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim, për vrasjen e ndodhur më 29 nëntor të vitit 2023.

 

Lini një Përgjigje