TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Prill 2026, 10:18

"Bëtë histori"/ Trump inkurajon Osmanin: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju! 

Shkruar nga Pamfleti

"Bëtë histori"/ Trump inkurajon Osmanin: Mezi pres ta

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar, ku vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rolin e saj në nisma ndërkombëtare.

Letra thekson veçanërisht angazhimin në kuadër të Bordit të Paqes dhe kontributin e Kosovës në këtë platformë, duke e paraqitur atë si një mekanizëm me potencial për ndikim global. Trump nënvizon se marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të qëndrueshme dhe se bashkëpunimi pritet të vijojë edhe në të ardhmen.

“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë. Po lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim”, shkruhet në letër.

Pas përfundimit të mandatit të presidentes, vendi përballet me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë dhe kërkon shumicë të cilësuar në raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë e deputetëve.

Partitë politike nuk kanë dalë ende me një konsensus të qartë për emrin e presidentit të ardhshëm, çka po rrit shqetësimet dhe mundësinë për të shkuar të zgjehdje të reja parlamentare.

vjosa osmani donald trump

Lini një Përgjigje