TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Prill 2026, 12:13

Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK tërhiqet nga bisedimet me Kurtin për presidentin

Shkruar nga Pamfleti
Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, LDK tërhiqet nga
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhehur nga bisedimet për presidentin.

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku deklaroi se nuk kanë arritur pajtueshmëri dhe i konsiderojnë të mbyllura diskutimet meqë Kurti ka këmbëngulur që presidenti ti mbetet LVV.

LDK ka refuzuar edhe një marrëveshje bashkëqeverisje me LVV.

“Duhet të bëhemi gati për skenarin e zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Prej fillimit LDK ka qenë e qartë që presidenti s’duhet të jetë zgjatim i qeverisë. S’mund të ketë një qeveri që ka edhe presidentin e një partie, pra t’i ketë tri institucionet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se ka bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje, por sipas tij nuk është arritur marrëveshje.

“U përpoqa, provova, por nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda partisë”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka kritikuar qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka pasur insistim që pozita e presidentit t’i mbetet kësaj partie.

“Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet LVV-së”, është shprehur ai.

presidentin në kosovë ldk tërhiqet nga bisedimet

Lini një Përgjigje