TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Prill 2026, 10:18

Sulmi terrorist në Banjskë, Kurti përshëndet arrestimin e Stefan Radulloviç

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi terrorist në Banjskë, Kurti përshëndet arrestimin e
Albin Kurti

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës dhe lider i Vetëvendosjes, ka reaguar lidhur me arrestimin e Stefan Radulloviç, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti e cilësoi arrestimin e Radulloviç si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për Banjskën, duke theksuar se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara dhe drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtorët dhe kryeterroristi Milan Radoiçiç me grupin e tij vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, tha Kurti, duke folur në mbledhjen e Qeverisë.

kurti banjska kosova

Lini një Përgjigje