
Autoritetet në Kosovë kanë gjetur sërish një depo armësh. Vetëm dy ditë pasi u zbuluan një sasi e madhe armatimi, policia ka gjetur sërish armatime në dy vende në komunën e Zubin Potokut, mes tyre granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjete sociale, ku tha se beteja kundër çdo celule terroriste nuk do të ndalet.
Sveçla theksoi se në këto vende janë sekuestruar armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake, ndërsa ka nënvizuar se po kryhet një kontroll i imtësishëm.
“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, shkruan Sveçla.
Si ka mundesi qe veshja ushtarake e arma jane te reja fringo e plumbat jane degraduar e duken si ata plumbat qe ne kohen e Austrise!? Behuni te mencur kur nxirrni keto foto se na diskreditoni.