TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2026, 13:58

"Qiraja e shtëpisë është rritur"/ Bëri deklarimin e pasurisë, Kurti: Kam 16 euro e 14 cent në llogari bankare!

Shkruar nga Pamfleti

"Qiraja e shtëpisë është rritur"/ Bëri

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë publik deklarimin vjetor të pasurisë së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku vihet re një rritje e qirasë së banesës dhe një rënie e kursimeve.

Sipas deklarimit, nuk ka ndryshime në pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme. Si pasuri e paluajtshme është deklaruar banesa në pronësi të bashkëshortes, me vlerë rreth 530 mijë euro.

Sa i përket mjeteve financiare, Kurti ka deklaruar vetëm 16.41 centë në emër të tij. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka të deklaruara 19 mijë e 500 euro, të ardhura nga paga dhe trashëgimi familjare. Po ashtu, janë deklaruar edhe kursimet e vajzës, përkatësisht 2 mijë euro dhe 50 euro, të cilat, sipas deklarimit, kanë prejardhje nga familjarët. Një vit më parë, kursimet e deklaruara ishin 1800 euro.

Në pjesën e detyrimeve, është përfshirë kredia e mbetur e bashkëshortes, në vlerë 160 mijë euro. Gjithashtu, është evidentuar rritja e qirasë së banesës, e cila aktualisht është 350 euro në muaj, nga 250 euro që ishte vitin e kaluar.

Sa i përket të ardhurave vjetore, Kurti ka deklaruar 21 mijë e 315 euro nga paga si Kryeministër, ndërsa bashkëshortja e tij ka realizuar të ardhura në vlerë 51 mijë euro.

Lini një Përgjigje