TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2026, 12:21

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli mohon akuzat: Nuk kam gisht

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për vrasjen e
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli mohon akuzat

Mbahet sot seanca e sotme për fjalën përfundimtare për vrasjen e Liridona Ademajt. 

Prokurorja, Javorka Perlinçeviq ka paraqitur argumente të rënda që rëndojnë pozitën e Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë.Përmes dëshmive të reja, prokuroria pretendon se vrasja ishte një skenar i përgatitur deri në detaje.

Një nga momentet më prekëse të seancës ishte leximi i dëshmisë së fëmijëve të çiftit, të cilët pas ngjarjes ishin dërguar në Suedi.Sipas dëshmisë së paraqitur, djali i madh kishte rrëfyer tmerrin që kishte parë në prani të psikologut. Gjatë një vizite të fëmijëve në Suedi, djali i madh në prani të psikologut ka thënë, vrasësi e futi dorën dhe i bëri mamit bam.

Gjithashtu, Leonardi ka dëshmuar se fëmijët e kanë sqaruar qartë çështjen, ata nuk dëshirojnë të komunikojnë me babanë e tyre dhe i refuzojnë të gjitha thirrjet telefonike të cilat ua ka mundësuar Qendra për Punë Sociale në Suedi.

Eksperti ka vërtetuar se në trupin e të ndjerës është gjetur një hematomë, e cila përputhet me kohën pak para vrasjes.

“Në anën e majtë të shpatullës ka pasur një hematomë, koha e shkaktimit të së cilës përshtatet me periudhën jo më tepër se një orë para kryerjes së vrasjes. Ekziston mundësia që ajo nxirje të jetë shkaktuar nga gishtat e dorës”, thuhet në dëshminë e ekspertit që mbështet dyshimin se Naim Murseli e ka mbajtur me forcë viktimën.
Ndërsa dëshmitarët e tjerë i qëndruan deklaratave të tyre paraprake, dëshmitari Aurel Pajaziti deklaroi para trupit gjykues se nuk e kishte njohur personin që shoqëronte Granit Plavën gjatë huazimit të makinës.

Megjithatë, të akuzuarit pranuan gjatë mbrojtjes se ai person ishte Naim Murseli dhe se të dy kishin shkuar aty me automjetin e këtij të fundit, të llojit ‘Range Rover’.

Vetë Murseli në dëshminë e tij, ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka organizuar ai vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

 “Unë gjatë këtyre viteve, prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë të cilin nuk e kam kryer, unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, nuk kam marrë pjesë në vrasje, nuk e kam pa vrasjen, as unë as fëmija. Në momentin e vrasjes jemi qenë duke ikë, këtë e tregon edhe Leonard Ademaj në polici por edhe në media. Mund t’i shihni intervistat ku tregon se çka i kane treguar fëmija, ai version është që unë e fëmijët kemi vrapuar nga makina. Pastaj, në këtë proces gjyqësor, pa të drejtë është përmendur edhe z. Behgjet Pacolli i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast dhe padrejtësisht i është përmendur emri dhe kisha të nevojshme të sqaroj se ndjej keqardhje sa herë është përmendur emri i tij sepse është e padrejtë.", tha ai.

burgim të përjetshëm për vrasjen e liridonës naim murseli mohon akuzat

1 Komente

  1. P
    Per vrasjrn e liridoe

    Bravo prokurores kjo esht dretesi te kalbet neburg mbasi nuk ka ligj me vdekje

    Lini një Përgjigje