TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Prill 2026, 17:33

Bordi i Paqes, Kuvendi i Kosovës voton pro dërgimit të FSK-së në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Paqes, Kuvendi i Kosovës voton pro dërgimit të

Kuvendi i Kosovës ka vendosur për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Vendimi kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se dërgimi i ushtarëve të Kosovës në operacione të tilla krijon besim te aleatët ndërkombëtarë.

“Dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të FSK-së në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare stabilizuese, e cila për mision ka të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, gjithnjë duke u bazuar në mandatin e forcës ndërkombëtare stabilizuese”, tha ai.

Kujtojmë se Kosova e ka marrë këtë angazhim si pjesë e Bordit të Paqes, një iniciativë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara që synon ndërmjetësimin dhe kontributin në zgjidhjen e konflikteve globale, duke përfshirë stabilizimin pas armëpushimit në Gaza.

Pjesëmarrja e FSK-së pritet të fokusohet në mbështetjen e stabilizimit, mbrojtjen e civilëve dhe sigurimin e ndihmave humanitare, ndërsa siguria e ushtarëve kosovarë mbetet prioritet absolut.

 

koso bordi i paqes

Lini një Përgjigje