TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Prill 2026, 08:23

Zbardhen deklarimet, Ramush Haradinaj rreth 2 milionë euro pasuri

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen deklarimet, Ramush Haradinaj rreth 2 milionë euro pasuri
Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar mbi 1.9 milionë euro pasuri në emër të tij, fëmijëve dhe në pronësi të përbashkët.

Pasuria e paluajtshme e tij përfshin toka, shtëpi, banesa e vilë.

Haradinaj ka deklaruar një veturë në pronësi të tij me vlerë 19 mijë euro dhe një veturë në pronësi të bashkëshortes me vlerë 50 mijë euro.

Në llogari bankare ai ka raportuar mbi 23 mijë euro kursime në emër të tij, mbi 8 mijë euro të bashkëshortes dhe mbi 1 mijë e 800 euro të fëmijëve.

Zbardhen deklarimet, Ramush Haradinaj rreth 2 milionë euro pasuri

2 milionë euro pasuri

Lini një Përgjigje