TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Prill 2026, 08:53

Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, autoritetet: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë! 

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënohet kryeprokurori i Prizrenit, autoritetet: Sulm i
Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Prizren të Kosovës. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është kërcënuar nga një person me precedent penal, sipas reagimit zyrtar të institucioneve të drejtësisë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, kërcënimi lidhet me një individ të dyshuar për disa vepra penale. Nuk jepen detaje për identitetin e tij, por theksohet qartë se rasti trajtohet si sulm ndaj funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Ngjarja vendos në fokus sigurinë e prokurorëve dhe presionet ndaj tyre në ushtrimin e detyrës. Rasti i Kryeziut përfshin një drejtues institucioni në detyrë, çka e zhvendos çështjen nga incident individual në problem institucional.

"Reagim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ndaj kërcënimeve të bëra nga një person i dyshuar për vepra penale ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu

Prishtinë, 17 Prill 2026 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimet ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Petrit Kryeziu, të cilat vijnë nga një person i dyshuar për disa vepra penale.

Këto kërcënime përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe si të tilla do të marrin përgjigjen e duhur institucionale në mënyrë që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore.

Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Rasti mbetet në hetim dhe pritet që autoritetet të japin të dhëna shtesë mbi procedurat dhe masat konkrete ndaj personit të dyshuar", thuhet në reagim.

 

kryeprokurori i prizrenit petrit kryeziu

Lini një Përgjigje