TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Prill 2026, 10:57

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike

Qeveria e Kosovës e ka shpallur si organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjatë një mbledhjeje të hënën në Prishtinë.

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë një mbledhjeje të kabinetit të tij se “përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”.

“Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, theksoi Kurti.

Ai e përshkroi IRGC-në si “strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global”.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.

Disa vende tashmë e kanë shpallur organizatë terroriste IRGC-në, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rishtazi, Bashkimi Evropian e shpalli atë si terroriste pasi Teherani i shtypi në mënyrë brutale protestat antiqeveritare në fillim të këtij viti.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë thënë se mbi 6.000 njerëz u vranë gjatë protestave në Iran.

Sipas tyre, protestuesit u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, të cilat qëlluan drejtpërdrejt mbi protestues.

Irani, me një popullsi prej mbi 91 milionë banorësh, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me vendin.

Futja e një organizate apo grupi në listën e zezë nënkupton zakonisht ngrirje asetesh së saj në atë vend dhe regjim vizash për udhëheqësit dhe zyrtarët e saj./ REL

garda revolucionare islamike kosova

2 Komente

  1. v
    vk

    Qe jemi nje komb leshi kjo as qe diskutohet! Por deri ne kete pike?!

    1. D
      DonTrump FEMIJEQIRESI

      A e shpallet SHBA-ne SHTET TERRORIST?! Para nje muaji USA -te vrane 165 njeres te pa fajshem ne nje shkolle ne Iran. Nga ato qe u bombarduan nga ushtria me komandant femijeqiresi (pedofili)Trump,ishin 154 vajza te vogla. Sa duhet te vriten nga nje shtet qe ai te quhet TERRORIST???

      Lini një Përgjigje