E djathta do shkojë drejt bashkimit.
Kështu u shpreh sot kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të bisedimeve me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me përafrimin e Vjosa Osmanit në LDK, Abdixhiku dha një përgjigje pozitive.
“Përafrimi i Vjosa Osmanit do të ishte lajm i mirë për Kosovën dhe LDK dhe do punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit. Takohem me Vjosën dhe jemi miq. Nuk ka kushte, bashkimi nuk ka kushte, kërkon afrim koordinim të mbarë, alternativë serioze për vendin që punon për vendin dhe nuk krijon kriza të vazhdueshme”, tha kreu i LDK.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se takimi me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfundoi pa marrëveshje lidhur me kandidaturën për presidentin.
Kurti tha se kishte ofruar disa opsione bashkëpunimi, përfshirë bashkëqeverisjen, postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri për LDK-në, si dhe drejtimin e Kuvendit, por asnjë prej tyre nuk u pranua.
“Sapo përfundova takimin me Abdixhikun, të cilin e falënderoj! Mirëpo, më duhet të konstatoj se bisedimet ishin të pasuksesshme, për shkak se asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga ai. Fillimisht ne ofruam që LDK të jetë në bashkëqeverisje me ne, ta ketë zv.kryeministër, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet Abdixhiku dhe të fillojmë kapitull të ri të bashkëpunimi. Ia ofrova edhe kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit. Por përveç kësaj, LDK do ta kryesonte edhe legjislativin, ndërkohë që për Glaukun nuk kërkuan votë, por vetëm votim “pro, kundër, ose abstenim”. As kjo nuk u pranua, ishte një mundësi”, u shpreh Kurti.
Hengshi kokat o zagare te serbeve.