TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Prill 2026, 08:11

Deputeti i VV shokon me deklaratën: I uroj burgim të përjetshëm Hashim Thaçit, si Naim Murseli

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i VV shokon me deklaratën: I uroj burgim të
Fatos Geci dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci ka bërë një dekalratë të paprecedentë nga foltorja e Kuvendit, ku tha se uron që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë së bashku me 3-ish krerë të tjerë të UÇK-së që prej 2022 në pritje të një vendimi nga gjykata.

Geci i uron Thaçit të njëjtin fat si Naim Murseli, teksa komentoi dënimin përjetë të këtij të fundit për vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci .

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, e cila bëri të qartë qëndrimin e kësaj partie për luftën çlirimtare.

“Në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK qëndrimet tona janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta ka qenë e drejtë, e pastër dhe respektojmë përpjekjet e të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit.", tha Nagavci.

Nga Vetëvendosja ka reaguar dhe deputeti Hysen Durmishi, i cili th se ndihet i turpëruar nga deklarata e Fatos Gecit.

“Unë ndihem i turpëruar nga deklarata e deputetit Geci! Lufta jonë ishte e pastër dhe çlirimtare! UÇK është vlera më e lartë e kombit tonë!” u shpreh Durmishi.
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu është distancuar menjëherë nga kjo deklaratë duke thënë se ajo nuk përfaqëson as qëndrimin e saj personal as atë të Kuvendit dhe LVV-së. Reagime kanë ardhur dhe nga Partia Demokratike e Kosovës  Vlora Çitaku, e cila e cilësoi të papranueshme gjuhën e përdorur në foltoren e Kuvendit.

fatos geci- hashim thaçi

1 Komente

  1. L
    Lopa

    Pse mor Shqipe. Mos u gezo nga fatkeqesite e tjetrit, sepse nuk i dihet, por sidomos ndermjet Shqiptareve.

    Lini një Përgjigje