Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin në darkën e Shtëpisë së Bardhë me gazetarët ku u qëllua me armë, teksa në sallë ndodhej presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zv.presidenti JD Vance.
"Është shqetësuese të dëgjosh lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që @POTUS
dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë.", shkruan Rama.
Unsettling to receive news of a gunman’s violent attack at a hotel in Washington, DC during a presidential event with journalists. An assault like this strikes at freedom and our democratic way of life everywhere. I vehemently condemn it. Relieved that the @POTUS and all those…
— Edi Rama (@ediramaal) April 26, 2026
Një sulm i armatosur ndodhi gjatë darkës së gazetarëve në Uashington, ndërsa në sallë ndodhej edhe presidenti amerikan.
Një person i armatosur tentoi të depërtonte në ambientet e darkës së përvitshme të gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, duke qëlluar me armë dhe plagosur një efektiv, përpara se të neutralizohej dhe arrestohej.
Ngjarja ndodhi në momentin kur ceremonia sapo kishte nisur. Sipas dëshmive, një lëvizje e pazakontë pranë hyrjeve të sallës u shoqërua me të shtëna dhe thirrje alarmi, duke detyruar të pranishmit të hidhen në tokë dhe të kërkojnë mbrojtje nën tavolina.
Presidenti dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, që ndodheshin në tavolinën kryesore, u larguan menjëherë nga agjentët e Secret Service, të cilët ndërhynë me shpejtësi dhe në mënyrë të koordinuar. Brenda pak çastesh, salla u mbush me forca sigurie të armatosura rëndë, ndërsa të ftuarit u urdhëruan të evakuohen.
O këllir
Mire e bone, tani vazhdo e lepi balten..
shyqyr
Ky eshte komplet i pafytyre dhe i peshtire