TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 22:54

Përplasjet në PD-në e Korçës, Bravaldi Xhafka: Berisha më përjashtoi për shkak të besimit fetar!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në PD-në e Korçës, Bravaldi Xhafka:
Bravaldi Xhafka

Sali Berisha përjashtoi nga gara për kreun e PD-së Korçë Bravald Xhafkën, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e sekretarit organizativ në PD-në e Korçës.

Duke folur në emisionin “Terminal” në A2CNN, Xhafka pretendon se është përjashtuar vetëm për shkak të besimit të tij fetar. Ai thotë se e ka telefonuar Flamur Noka, duke i thënë se PD-së i duhet një balance fetare në qytetin e Korçës.

Jam përjashtuar nga gara për arsye të besimit fetar, me argumentin e balances fetare. Sipas drejtuesve të PD-së Korçës i nevojitej një balancë fetare, dhe unë meqenëse jam i besimit mysliman s’do jem pjesë e garës! E gjithë qytetaria korçare, jo vetëm PD-ja, jo vetëm strukturat e PD-së, kemi një bashkëjetesë të jashtëzakonshme, s’ka asnjë lloj problematike dhe shqetësimi. Vetëm drejtuesit e PD-së e kanë konstatuar këtë dhe jo qytetarët e Korçës. PD s’po funksiono  më si institucion, s’kam njoftim zyrtar. Kam komunikuar në lidhje telefonike me Flamur Nokën. Më ka thënë do bëjmë balancën fetare”, tha ai

 

Lini një Përgjigje