TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 15:55

Mbështeti Salianjin, Berisha përjashton nga gara kandidatin e PD në Korçë

Shkruar nga Pamfleti
Mbështeti Salianjin, Berisha përjashton nga gara kandidatin e PD
Bravaldi Xhafka

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë është shoqëruar me tensione të forta, pasi një nga kandidatët e shpallur, Bravaldi Xhafka, është përjashtuar nga procesi, duke ngushtuar listën e garuesve.

Xhafka, ish-sekretar organizativ i PD-së në këtë degë, kishte shpallur më 3 prill kandidaturën e tij dhe kishte prezantuar një platformë për riorganizimin e partisë në nivel lokal. Megjithatë, ai nuk do të jetë pjesë e garës, e cila tashmë vijon me dy kandidatë të konfirmuar, Harito Zoto dhe Irvin Bode.

Zhvillimi vjen në një klimë përplasjesh të brendshme, pasi që prej 10 janarit 2026, Xhafka ishte rreshtuar në krahun e “Foltores” së drejtuar nga Ervin Salianji, duke kritikuar hapur drejtimin e Sali Berishës. Në deklaratat e tij publike, ai ishte shprehur se Partia Demokratike nuk duhet të funksionojë si “parti muze”, por si një alternativë shprese për qytetarët.

Sipas "A2 CNN", bëhet me dije se kandidimi i tij kishte thelluar ndasitë në degën e Korçës, ku debatet janë fokusuar edhe te ndikimi i Salianjit në këtë proces.

Ndërkohë, zgjedhjet për kreun e degës, të planifikuara fillimisht për këtë të dielë, janë shtyrë për në datën 3 maj, në një situatë që reflekton tensionet e vazhdueshme brenda partisë.

Mbështeti Salianjin, Berisha përjashton nga gara kandidatin e PD

Lini një Përgjigje