TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 14:10

'Do ketë fatin e Lul Bravës'/ Salianji shpërthen kundër Berishës: Sali kolltuku pse fshihesh, dil e fol për Ermal Beqirin?

Shkruar nga Pamfleti

Saliani e akuzon Berishën se ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për reforma, koncesione dhe përfitime, ndërsa e sfidon që të dalë të flasë për biznesmenin Ermal Beqiri si edhe “për lejet e familjarëve të tu në Lalëz, në gjysmën e Tiranës, në jug e kudo në Shqipëri.”

'Do ketë fatin e Lul Bravës'/ Salianji shpërthen
Ervin Salianji ,Sali Berisha

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës, teksa thekson se kreu i PD vepron me një mendësi të vjetër politike, të ndërtuar mbi dekada kontrolli dhe pushteti personal mbi Partinë Demokratike.

Sipas Salianjit problemi sot nuk janë zërat kritikë brenda PD-së, por një lidership që ka humbur kontaktin me realitetin dhe besimin e njerëzve.

Salianji e refuzon kategorikisht çdo përpjekje për ta etiketuar apo rreshtuar në “krahë” të caktuar, duke theksuar se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e pazareve politike.

Ai pretendon se ka paguar çmim personal për qëndrimet e tij dhe se vazhdon të flasë hapur për atë, që sipas tij shumë demokratë e mendojnë, por nuk e thonë publikisht.

Në një ton edhe më të ashpër, ai akuzon një pjesë të lidershipit për humbje të vazhdueshme dhe mungesë frymëzimi, duke shtuar se sulmet ndaj tij janë thjesht një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë për dështimet politike.

"Përgjigje Sali kolltukut; 36 vite në pushtet në kurriz të demokratëve i kanë krijuar mendësinë që kushdo ka detyrim të jetë skllav i tij. Nuk ka asgjë më të vjetër në politikë sesa kur dikush që ka humbur lidhjen me realitetin përpiqet të shpikë armiq për të fshehur frikën nga gara. Të më krahasosh me këdo tjetër është mënyra më e lehtë për të shmangur thelbin: sot problemi nuk janë demokratët që duan fitore, por fakti që një pjesë e lidershipit ka humbur besimin e njerëzve dhe po i trembet çdo zëri ndryshe. Unë nuk kam përfunduar në “krahët” e askujt. Isha dhe jam i lirë, siç edhe sot po them atë që të gjithë mendojnë: e përbuzin Sali kolltukun për uzurpimin që i ka bërë Partisë Demokratike, por e shajnë me rrënjë e degë vetëm në tavolina. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë pjesë e pazareve. Kam qenë përballë pushtetit, jo në shërbim të tij. Dhe për këtë kam paguar çmim personal. Ata që sot flasin për “fate” të të tjerëve duhet të shohin fatin e tyre politik: një lidership që nuk frymëzon më, që nuk fiton më dhe që i shmanget çdo përballjeje reale. Kur nuk ke përgjigje për dështimin, shpik histori. Kur nuk ke mbështetje, sulmon këdo që ngrihet. Të kuptoj që unë jam problemi yt, sepse me Ramën je ulur këmbëkryq për reforma, je ulur për leje, licenca, koncesione, përfitime. Dil e fol për Ermal Beqirin, për lejet e familjarëve të tu në Lalëz, në gjysmën e Tiranës, në jug e kudo në Shqipëri. Sa për gysrat, pyet fare afër teje si i kanë ndarë pazaret, përfshirë edhe ndërhyrjen te gjykata për dënimin tim. Për Olti Gjoken që përmend, t’i themi disa gjëra: kur erdhe në burg, nuk erdhe të më takoje mua, por kërkove të takoje këta. Nuk është faji im që edhe këta i kishe gënjyer dhe nuk të dolën në takim. Lulzim Bashën e solle e mbajte dhe ta fali partinë. Me mua i ke bërë hesapet gabim: do të çmontoj ty dhe autokratin e qeverisë. Regjimi Rama-Berisha është i përbuzur nga shqiptarët! Dhe meqë ke mbështetje, dil në garë, mos u fshih si frikacak.", shkruan Salianji.

 

ervin salianji sali berisha

4 Komente

  1. O
    Oboo

    Eeehèeeeeee

    1. L
      Liri

      Hahahha.dmth me te ardh turp ke ka afru doktori ne parti.

      1. T
        Tironci

        Perbindshi komunist flet per dreka e darka te Salianjit me socialistet qe ne fakt mund te jene te verteta ose jo sepse nuk ke se si i verteton por nga ana tjeter bufi komunist nuk permend ose nuk i pelqen te permendi te gjitha ato qe shqiptaret i shikojne haptas se si ky malok i pagdhendur qe zbriti nga Vicidoli ka prona pa hesap ne Tirane, Lalz, Pogradec e zona te tjera perfshire ketu dhe nje televizion personal. Ske cfare I ben kesaj monstre kur ju ka hedhur trute e gomarit atyre qe i shkojne pas ne PD.

        1. A
          Anri

          Si ka mundesi qe Pamfleti e ka kaq inat Lul Bashen

          Lini një Përgjigje