TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 12:34

"AKSHI minierë floriri për Ramën dhe familjarët", Berisha: Dhuratë verëra 33 mijë euro, Ergys Agasi shëtit i lirë

Shkruar nga Pamfleti
"AKSHI minierë floriri për Ramën dhe familjarët",
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se skandalet që përfshijnë qeverinë e tij kanë marrë përmasa ndërkombëtare.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha u ndal te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për të cilën tha se është shndërruar në një “minierë floriri” për kryeministrin, bashkëshorten e tij Linda Rama dhe kunatin Armand Frangu.

Sipas tij, biznesmeni Ergys Agasi i dhuronte kryeministrit shuma të konsiderueshme në forma të ndryshme, ndërsa, edhe pse i shpallur në kërkim nga SPAK, vijon të lëvizë i lirë në vend.

“Gropa e madhe e zezë familjare e tij është AKSHI, në të cilën Rama, Linda dhe Armand Frangu kanë patur minierën e floririt. Kanë plaçkitur shqiptar me qindra milionë euro. Për të realizuar këtë, Rama në vitin 2017, nxorri një vendim qeverie me të cilin të gjitha tenderat në IT, do t’i bënte vetëm AKSHI. Që AKSHI të kishte shumë e shumë qindra milion tendera. Ergys Agasi, vera 33 mijë euro që i dhurohej Ramës për dreka e darka, shoqërohej me 200 mijë të tjera. Pra, kutia e verës përmbante vetëm një shishe dhe pjesa tjetër mbushej me 500 euro.”, tha Berisha.

Më tej, ai pretendoi se Agasi vijon aktivitetet e tij pavarësisht hetimeve, duke përmendur edhe ndërtimet në prona të sekuestruara.

“Agasi apo alias Edi Rama, është i lirë. Shëtit lirshëm, shoqërohet nga policia, vazhdon punimet në pronat e sekuestruara. Ligji pra nuk ekziston, ajo që mbetet, mbetet revolta qytetare. Të bashkohemi me 8 maj në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimi që po vjedh haptas si asnjë tjetër popullin e vet.“, shtoi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sot Edi Rama është në një panik të vërtetë, e konsideron veten në fakt ashtu sic është i pashpresë, por ndërkohë bën gjithçka për të mbajtur në fijen e barit. Ju e shihni se skandalet e tij kanë marrë dhenë. Janë bërë evropiane dhe botërore, vjedhjet e tij dhe plaçka e pasurive publike nuk ka të ndalur. Qëndrimi i tij ndaj shqiptarëve në një kohë kur çmimet po rriten për shkak të krizës nga lufta në Lindjen e Mesme, në Shqipëri godasin masivisht, por jemi vend i vetëm në Evropë që nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese. Miliardat nga rritja e TVSH që u merren nga xhepat shqiptarëve po rriten gjithnjë e më shumë ndërkohë fermerëve iu hiqet edhe subvencioni i naftës që kishin.

Pra një indiferencë totale e tij ndaj fermerëve, ndaj pensionistëve, ndaj atyre të cilët nuk mjekohen dot me pensionin që marrin as 15 ditë në mua. Indiferencë totale ndaj atyre që janë në ndihmë ekonomike dhe që iu thuhet të jetojnë me 34 euro në muaj. Ndaj atyre që përdorin transportin publik. Ndërkohë kompanitë kanë përgjysmuar përdorimin e autobusëve për shkak të krizës. Një qeveri që funksionon vetëm për vete, për pasurimin e anëtarëve të saj, e rrethit të tyre familjar. Ligji që parandalon e mbron qytetarët nga abuzimi i zyrtarëve quhet ligji i konfliktit të interesit, ky ligj është rrafshuar me zero. Shembullin më së pari e dha vetë Rama, ku me firmën e vulën e tij i ka dhënë vëllait të vetë 38 mijë katror tokë, ka shtrirë dorën e zezë në të gjitha koncesionet.

Çdo koncesion i tij del një vjedhje e madhe e përmasave të jashtëzakonshme, por ai nuk u ngop vetëm me koncesionet. Gropa e madhe e zezë familjare e tij është AKSHI, në të cilën Rama, Linda dhe Armand Frangu kanë patur minierën e floririt. Kanë plaçkitur shqiptar me qindra milionë euro. Për të realizuar këtë, Rama në vitin 2017, nxorri një vendim qeverie me të cilin të gjitha tenderat në IT, do t’i bënte vetëm AKSHI. Që AKSHI të kishte shumë e shumë qindra milion tendera. Ergys Agasi, vera 33 mijë euro që i dhurohej Ramës për dreka e darka, shoqërohej me 200 mijë të tjera.

Pra, kutia e verës përmbante vetëm një shishe dhe pjesa tjetër mbushej me 500 euro. Agasi apo alias Edi Rama, është i lirë. Shëtit lirshëm, shoqërohet nga policia, vazhdon punimet në pronat e sekuestruara. Ligji pra nuk ekziston, ajo që mbetet, mbetet revolta qytetare. Të bashkohemi me 8 maj në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimi që po vjedh haptas si asnjë tjetër popullin e vet.

Lini një Përgjigje