TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2026, 11:37

“Dibra United ose Dibra Origin”, Rama me fermerët: Mos dëgjoni çyrykët, nuk mund të shesim me çanta në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti
“Dibra United ose Dibra Origin”, Rama me fermerët: Mos
Edi Rama

Në vijim të turit ‘Punët e Shqipërisë’, Kryeministri Edi Rama është ndalur në Dibër për të takuar me fermerët e kësaj zone, nga ku paralajmëroi krijimin e shoqërive të bashkuara bujqësore.

I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Andis Salla, Rama tha se këto shoqëri janë të ngjashme me kooperativat, por jo me atë modelin e dikurshëm, por sipas modelit të Bashkimit Europian.

Shoqëritë e Bashkuara Bujqësore nuk janë si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e BE.

BE funksionon me kooperativa, por të ndryshme nga ato të komunizmit. Në ato të BE, secili prodhon më vete dhe të gjithë sheshin bashkë. Duke shitur bashkë, krijojnë një volum të madh, por nga ana tjetër harmonizojmë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, e përkujdesjes për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin.

Shoqëri të bashkuara bujqësore, kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga trauma e të shkuarës që po na mbledhin në kooperativë. E kemi nxitur këtë punë prej kohësh”, tha Rama.

Të njëjtën gjë Rama ka kërkuar edhe nga fermerët shqiptarë, teksa tha se do të ketë një mbështetje financiare, institucionale dhe bashkëpunim me shtetin në këtë bashkim.

“Bashkia është aksionere në atë që i kishit gjetur edhe emrin, sepse po bënim shaka aty thash vërjani Dibra United si Manchesteri por ia kishit gjetur Dibra Origin. Të bashkohemi ndryshe nuk e përballojmë dot përballjen që vjen me integrimin. Ku do t’i shesim produktet, me çanta në rrugët e Brukselit? Si do të sigurohet siguria ushqimore?”, tha ai.

Në vijim, Rama tha se duhet bashkim dhe për këtë arsye kemi vendosur dhe mbështetje financiare për bashkimin dhe aleancë me shtetin.

Pra, në Dibër SHPB ndërtohet mes fermerëve dhe bashkisë dhe bashkia është aksionere, por nuk është aksionere që t’iu marrë juve fitimet. Ndryshe se përballojmë dot përplasjen e madhe kur të bëhemi pjesë e BE. Gjithë ai treg do dalim tek e tek e do mbijetojmë”, tha Rama.

Një batutë, Kryeministri e kishte edhe për ata që i shikojnë shoqëritë e bashkuara bujqësore (SHBB) si kooperativat e dikurshme.

“Tani jemi të detyruar të hymë në fazën e bashkimit që bën fuqinë. Jo siç thonë çyrykët që vijnë vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë, jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e BE”, tha Rama.

 

rama fermeret diber

Lini një Përgjigje