Kreu demokrat Sali Berisha deklaroi se rruga e vetme për të ndalur krizën dhe shkatërrimin e ekonomisë nga Qeveria Rama është protesta.
Berisha tha se protestat janë gjëja më jetike që vendi ka nevojë, ndërsa shtoi se gjithashtu me rëndësi është paraqitja para shqiptarëve të alternativës opozitare.
“Angazhimi i qytetarëve sot është diga e vetme që mund t’i ngrihet këtij regjimi grabitqar. Sot protesta është të shpëtojmë pasurinë më të madhe publike. Sot protesta është të mbrojmë interesat më jetike të qytetarëve. Shikoni çfarë ndodh. Lexoni kudo.
Të gjitha qeveritë europiane janë vënë në lëvizje si të përballojmë krizën e naftës. Ka një qeveri këtu, 200 kilometra larg kësaj zone, që e shet naftën 100, 150 lekë, që s'ka port fare, që nuk nxjerr një litër naftë, dhe që nuk e shesin asnjë me humbje. Jo. As tregtarët, as shteti, por nuk ka një taksë ndëshkuese siç ka kjo qeveri mbi litër e naftës. 1.1 euro.
Dhe në kulmin e kësaj krize ju heq fshatarëve, ju heq fermerëve subvencionin për naftën. Se në Europë thotë e kanë hequr. Në një kohë kur në Europë nuk e ka hequr asnjë vend, absolutisht. Çdo vend e ka rritur. Ka vende që e ka dyfishuar gjatë, në këtë periudhë, për fermerët, subvencionimin.
E theksova këtë moment, sepse në qoftë se ne në një kryengritje paqësore të armatosur nuk i tregojmë vendin, nuk përmbysim këtë regjim, jo porti, por Shqipëria do ketë, do të jetë në rrokullisjen më të madhe”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje