TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2026, 19:41

“Mos abuzoni me sofizma”, Dule përplaset me Maznikun për Reformën Territoriale: S’ka demokraci

Shkruar nga Pamfleti

“Mos abuzoni me sofizma”, Dule përplaset me Maznikun për

Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, u përfshi në një debat me deputetin Vangjel Dule, gjatë një diskutimi të hapur në Gjirokastër, në kuadër të një konsultimi të gjerë mbi reformën që pritet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar dhe me të cilën do të organizohen edhe zgjedhjet e ardhshme vendore.

Mazniku dhe Dule kanë ndarë qëndrime të ndryshme mbi reformën, ndërsa kreu i PBDNJ-së shprehu si shqetësim mospërfaqësimin në këshillat bashkiakë të zonave të caktuara, që dikur kanë qenë komuna, dhe sot konsiderohen pjesë e bashkive.

Më konkretisht ai u ndal në Qarkun e Gjirokastrës ku edhe vuri theksin te mungesa e përfaqësimit të ish-komunave.

Do doja të shprehja nja dy ide, duke u nisur me një kundërshtim kategorik të tezës së shprehur nga zoti Mazniku, që pretendon të na shkëpusë nga nocioni bazë i hapësirës. Më shqetëson një fakt, shumë thelbësor, edhe pushtetin vendor ideal të kemi, edhe administrimin e tij ta kemi të përsosur, edhe kufij ideal të kemi, nëse nuk funksionon demokracia jemi të dështuar. Ne i shmangemi demokracisë, që është përfaqësimi. Më thoni në këtë bashki që jemi sot, a përfaqësohet në këshillin bashkiak ish-komuna e Picarit, Antigonëse, Lunxhërisë? Kush do përcjellë zërin e tyre në Këshillin Bashkiak?”, tha Dule.

Në përgjigje të tij, Mazniku u shpreh se kur flasim vetëm për territorin, nuk shkohet gjëkundi, pasi sipas tij, problemi që duhet zgjidhur është mundësia për të ofruar shërbime për qytetarët.

Ky është një diskutim i parë, do të kemi mundësi të bëjmë edhe diskutime të tjera, por bashkë me bashkëdrejtuesin e Reformës menduam që të marrim mendime të qytetarëve. Zoti Dule tha që duhet të diskutojmë territorin pa kompetencat. Unë nuk them që nuk duhet të diskutojmë territorin pa kompetencat, pasi kur flasim vetëm për territorin, pa kompetencat nuk shkojmë gjëkundi, sepse duhet të kemi mundësi për të ofruar shërbimin. Unë ju dëgjova të gjithëve pa thënë asnjë fjali, do them argumentin sesi e mendoj unë dhe unë fola vetëm për një shërbim që është ndërtimi i rrugëve. Por kur flasim për pastrimin, shërbimin social? Çështja është a i kemi shërbimet dhe burimet financiare për këto shërbime? Ndaj them që diskutimi niset nga shërbimet”, tha Mazniku.

Por Dule, ka vijuar debatin, teksa i cilësoi deklaratat e Maznikut si ‘sofizma’ dhe i kërkoi që të mos abuzonte me fjalët e tij.

“Këto janë sofizma, nuk mund të abuzoni me sofizma”, iu përgjigj Dule, Maznikut.

Në anën tjetër, deputeti democrat Luçiano Boçi, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se pushteti lokal është përfaqësim, shërbim, autonomi financiare, demokraci dhe decentralizim.

Është e natyrshme të ketë debate dhe qëndrime të ndryshme, por pushteti lokal është përfaqësim, shërbim, autonomi financiare, demokraci dhe decentralizim, këtu duhet të përqendrohemi”, tha Boçi.

dule mazniku territorialja

Lini një Përgjigje