Kreu i PD-së, Sali Berisha organizoi një takim me Departamentin Brain Gain ku u fol për Portin e Durrësit, që rrezikohet të mos jetë më funksional si tani, pas ndërtimit të projektit të Al Alabar.
Berisha akuzoi Ramën se do të plaçkisë portin e Durrësit, me paratë e krimit, për të ndërtuar aty një port marinë dhe portin e ri të mallrave në Porto Romano, tre herë më të vogël se porti aktual.
“Që mund të ndërtosh një port tjetër më të madh, normale dhe mund ta ndërtosh atë aty ku vendos. Të përmasave që do, praktikë e njohur. Por, çfarë zbulojmë tani? Porti i parashikuar për ndërtim, që duhet të ishte port i thellë i gjithë rajonit, do ishte vetëm ¼ e Portit të Durrësit. A mund të imagjinojë kush? Do të jetë 1/40 e Pireut. Do të jetë 1/8 e Selanikut. Faktikisht do jetë Shqipëria pa port. De facto.
Shqipëria humbet portin e saj kryesor dhe ndërton një port kioskë sa ¼ e tij. Nga një anë Edi Rama krijon Dubain e 1001 netëve, bëhet supermiliarderi i rajonit dhe Europës me paratë e Franc Çopjas dhe Troplinëve. Al Alabar me kontratë investon 70 mln euro, të gjitha të tjerat i investojnë kartelet e drogës. Pra plaçkitin pasurinë më të madhe publike të shqiptarëve, Portin e Durrësit”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje